Digjen gjatë natës dy lokale në qendër të Shkodrës, si pasojë e një zjarri të madh që ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.
Zjarri që ka përfshirë 2 lokalet e katit të parë, është përhapur duke bërë që të marrë flakë edhe e gjithë fasada e jashtme e pallatit.
Në flakë është përfshirë edhe ashensori i pallatit, por fatmirësisht nuk ka dëme në banesa.
Zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit në qendër të qytetit. Sipas të dhënave të para dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, por ende nuk janë bërë të qarta shkaqet.