Aktorët Sara Khan dhe Angad Hasija u bënë shumë të njohur në vendin tonë nga seriali indian “Bidaai”, ku luanin rolin e Sadnës dhe Alekut.
Nga ky serial lindi dhe shoqëria mes tyre që vazhdon sot e kësaj dite. Madje dyshja kanë bashkëpunuar për disa projekte, mes tyre një video muzikore me titull “Tere Jism”.
Në këtë videoklip ata shfaqen në skena të nxehta, ndonëse në jetën reale nuk janë asgjë më shumë sesa miq. Në një intervistë së fundmi, Angad ka treguar se Sara i ka thënë se ajo skena të tilla i bën vetëm me të dhe askënd tjetër.
“Sara më ka thënë që nuk është gati të luajë skena të nxehta me këdo. Ajo pranon t’i bëjë vetëm me mua sepse ndihet rehat. Ne kemi një kimi të vecantë”-u shpreh Angad.
Aktori tregoi se shumë fansa dyshojnë se ata kanë një lidhje dashurie prandaj bashkëshortja e tij merr mesazhe të shumta ku i shkruajnë se nuk duhet ta vazhdojë martesën me të.
“Unë dhe Sara kemi një shoqëri të pastër si miq. Nuk do të thotë patjetër se shoqëria mes një djali dhe vajze duhet të kthehet në një lidhje dashurie. Sara është shumë e dashur me vajzën time dhe kujdeset për nënën time gjithashtu. Ajo ka një marrëdhënie shumë të mirë me familjen time”-përfundoi Angad.