Rama kryebashkiakut tw Beratit, “ lyejini kwto mure qw tw mos jenw si tw Bathores tw viteve ‘90”
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berat ku ka inspektuar punimet në disa objekte të qyetit.
Gjatë inspektimit të punimeve për rrugën e re të Kalasë së Beratit që do të ofrojë akses për automjetet, kreu i qeverisë ka patur disa kritika për kryebashkiakun Ervin Demo.
Në bashkëbisedim e sipër me inxhinierin e projektit dhe kryebashkiakun Demo, Rama i ka kërkuar këtij të fundit që të lyejnë me bojë murin e rrugës që të çon deri në kala, në mënyrë që të mos ngjajë si “rrugët e bathores të viteve ‘90”
Pjesë nga diskutimi:
Ervin Demo: Segmenti i parë shkon deri në kala.
Inxhinieri: Shkon edhe më tej se kalaja. Deri te kalaja shkon që krijohet edhe rotondoja dhe aksesi për autobusin. Ndërkohë nga kalaja dhe deri në fund ku janë edhe shtëpitë e vjetra, aty do lidhet me shtrim me pllaka guri dhe do lidhet me pjesën e rrugës Mihal Komeno sepse bëhet unazë pastaj. Ky ka qenë edhe koncepti që në fillim që është bërë që Mihal Komeno të jetë për këmbësorët dhe një atraksion për turistët, ndërkohë që kjo është rruga e aksesit për autobusët dhe makinat.
Rama: Kangjellat do të vihen gjatë gjithë rrugës apo deri aty ku janë shtëpitë?
Inxhinieri: Deri aty ku janë shtëpitë.
Rama-kryebashkiakut Ervin Demo: Edhe këto muret, se tashi është rrugë turistike, të paktën një suvatim, një bojë të bardhë që të mos jenë kështu si mure të Bathores së viteve ’90.’
Ervin Demo: Ky segment ka një dhënë një impakt të jashtëzakonshëm që tani sepse këtu janë varrezat e qytetit dhe këtu bëhej një katrahurë e jashtëzakonshme para se të mbaronte ky segment sepse rruga ishte shumë herë më e ngushtë dhe e pashtruar.
Rama: E di mo se kam qenë unë këtu, ishte rrugë për tanke. Këtu ishte rrugë që ngjallej i vdekuri dhe vdisnin të gjallët që po e çonin në varreza.