Suksesi që korri “La Casa de Papel”, një film jo anglisht, në Netflix, bëri që jo pak njerëz të kthenin sytë nga kinemaja spanjolle, e cila ndonëse përgjithësisht është kritikuar për mungesë origjinaliteti, së fundmi po njeh suksese të konsiderueshme. Prodhimet spanjolle dallojnë fillimisht përsa i përket kohëzgjatjes, e cila është më e shkurtër se një serial i zakonshëm, por më e gjatë se një film.
Duke parë interesin e njerëzve për seriale me në qendër misterin, aksionin, komplotet, etjen për pushtet, trafikun e drogës, Mediaset España ka realizuar disa seriale me tematikë të tillë, që mbajnë pezull shikuesit besnikë. Përveç tematikës interesante, kujdes i veçantë i është kushtuar edhe përzgjedhjes së stafit, e këtu e kemi fjalën për drejtorët e fotografisë, regjisorët e producentët me përvojë.
Në vijim gjeni një listë me disa nga serialet më të komentuar së fundmi në Spanjë, të cilët transmetohen ekskluzivisht në Jolly HD në platformën Tring.
“Secretos de estado” (Sekretet e shtetit)
Seriali përqëndrohet në vrasjen e mbetur në tentativë të Alberto Guzmán (Emmanuel Esparza), kreu i qeverisë. Pas ngjarjes tronditëse, themelet e marrëdhënies së Guzmán me bashkëshorten Ana Chantalle (Miryam Gallego) fillojnë edhe shkatërrohen. Tentativa për vrasje zbulon një sërë intrigash dhe sekretesh të errëta.
“La verdad” (E vërteta)
Pas zhdukjes në rrethana misterioze gjatë fëmijërisë, Paula García (Elena Rivera) rishfaqet pas nëntë vitesh. Një oficer policie merr përgjegjësinë për hetimin e çështjes misterioze.
“Lo que escondian sus ojos” (Çfarë fshehin sytë e saj)
“Lo que escondían sus ojos” është një mini-serial televiziv i bazuar në romanin me të njëjtin emër të Nieves Herrero. Seriali trajton historinë e vërtetë dhe të bujshme të historisë së dashurisë së ministrit Ramón Serrano Suñer (Rubén Cortada) dhe markezës së Jansolit (Blanca Suárez) në Spanjën e viteve ’40. Dashuria e tyre tronditi opinionin publik, në një kohë kur nuk ishte vendosur ende paqja e pasluftës.
“Los nuestros” (Pengje në shkretëtirë)
Forcat speciale spanjolle përpiqen të shpëtojnë dy fëmijë që mbahen peng nga xhihadistët.
“La fuga” (Arratisja)
Danieli (Aitor Luna), kreu i lëvizjes revolucionare Rezistenca, arrestohet nga policia. Bashkëshortja e tij Anna (Maria Valverde) përpiqet të bëjë gjithçka për lirimin e tij.