Këngëtarja shqiptare e cila tashmë ka bërë bujë edhe në botë, Ava Max, vetëm pak ditë më parë njoftoi fansat se është në përgatitje të këngës së re.
Krahas projektit të ri, artistja e njohur po vazhdon t’i mbajë aktiv fansat me publikimin e postimeve të ndryshme.
Këtë herë, biondja ka prezantuar ndryshimin e ri që ka bërë në dukje teksa ka befasuar fansat e saj.
Ajo vjen me flokë ngjyrë portokalli dhe kjo pamje e re ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve.
Ndërkohë, komentet kanë qenë të ndryshme që ka pranuar nga ndjekësit në Instagram, duke qenë se numëron mbi 1.3 milion njerëz.
Si shumë nga të famshmit, edhe Ava Max i është bashkuar nismës “Black Lives Matter” pas vdekjes së George Floyd, në mbrojtje të njerëzve me njgyrë.
Floyd vdiq në fund të muajit maj pasi një oficer i policisë ia vuri gjurin në qafë për afro tetë minuta.