Duke ndjekur modelin e Spanjës, Indisë dhe vendeve të tjera, Franca ka dhënë rekomandimet për industrinë kinematografike, përsa i përket shesh xhirimeve dhe mënyrës së sjellës për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Komiteti qëndror i higjenës, sigurisë dhe kushteve të punës për TV dhe Filmin (CCHSCT) në Francë ka publikuar propozimet ditën e sotme.
Në listën e lëshuar nga komuniteti pioritet për mbrojtjen nga virusi është riprogramimi i mundshëm i xhirimeve, testimi ose kontrolli i temperaturës.
Kompanitë e filmit gjithashtu duhet gjithasht të krijojnë mndësi për larjen e duarëve, dizifektimin e sipërfaqeve si dhe një formë të mirë në menaxhimin e mbetjeve. Materialet për mbrojtje personale duke përfshirë maskat dhe dorezat është gjithashtu e detyrueshme.
Franca ashtu si Shqipëria 3 javët e fundit ka filluar të lehtësojë masat pas mbylljes totale si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19./IMA/