Nga Suela Lala & Irma Gjinaj – Fondacioni “Sё Bashku”
Pandemia Covid-19 është në fazën e saj të dytë. Shqipëria ka filluar hapjen graduale duke ashpërsuar masat ligjore dhe duke zbatuar protokolle të posaçme për të shmangur përhapjen e mëtejshme tё virusit në popullsi.
Por, duket se pergjegjësia kryesore i është lënë ndërgjegjjes së qytetarëve. Ky fakt bën që grupet e riskut të jenë akoma më të ekspozuar ndaj virusit në këtë fazë kaq delikate.
Ashtu si pergjatë fazës së parë të pandemisë, edhe në këtë fazë të dytë, personat me aftësi të kufizuar duket se janë lënë përsëri në harresë.
1.Personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për mbështetjen e ndihmësve personalё për të kryer aktivitetet e jetës së përditshme si larja, të ushqyerit, lëvizja etj. Nuk ekziston asnjë protokoll apo udhëzim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në lidhje me sjellen e figurës sё ndihmësit personal të personave me aftësi të kufizuar nё kёtё situatё.
Këta persona e gjejnë veten te papërgatitur dhe të pambështetur në përballjen me një shёrbim qё ёshtё i domosdoshёm por mban rrezik infeksioni njёkohёsiht.
2.Ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë, edhe personat me aftësi të kufizuar gjenden përpara vështirësive ekonomike si pasojë e pandemisë. Pajisja e vetë këtyre personave, familjarëve të tyre dhe ndihmësve personalё me mjetet e duhura mbrojtëse, është një vlerë e shtuar buxhetin e shpenzimeve të personave me aftësi te kufizuar dhe familjeve të tyre. Do të ishte e arsyeshme dhe e domosdoshme që qeveria t’u siguronte mjetet mbrojtëse falas këtij grupi risku.
3.Në këtë fazë të dytë të pandemisë, personave me aftësi të kufizuar do t’u duhet të paraqiten personalish pranë zyrave të Postës Shqipëtare për të tërhequr pagesat pёr shkak tё aftёsisё sё kufizuar. Po ashtu, barrierat infrastrukturore që shpesh ndeshen në zyrat e postave dhe rradhët e gjata jashtë tyre e bëjne akoma më te vështirë dhe rrisin akoma më shumë rrezikun e infektimit nga virusi të personave me aftësi të kufizuar ose familjarёt e tyre që në shumicёn e rasteve janё prindёr në moshë të thyer. Masat lehtësuese të parashikuara për personat e moshës së tretë, të ndëmarra nga qeveria për dërgesën e pensioneve në banesat e të interesuarve, duhet të përfshijnë edhe personat me aftësi të kufizuar.
Grupi i personave me aftësi të kufizuar është njëri prej grupeve të riskut që përbën 6,2 % tё popullsisë ose rreth 184,987 shqiptarë, duket si i lёnë nё harresë edhe këtë herë.