Kryeminsitri Rama njoftoi dje paketën e dytë ekonomike, që sipas tij do të ndihmojë 176 famulje, që kanë humbur punën e tyre.
Në një njoftim të bërë sot në rrjetet sociale, Rama shprehet se shpërndarja e parave do të nisë në 20 Prill dhe do të mbyllet brenda muajit.
Postimi i Ramës:
🟢 PAKETA E ZGJERUAR MBËSHTET ME NJË PAGESË DIREKTE 40.000 Lek (400USD) 176.000 MIJË FAMILJE
100 MIJË TË PUNËSUAR NË BIZNESET E VOGLA, TË CILAT JANË GODITUR NË XHIRON E TYRE GJATË JAVËVE TË KUFIZIMIT TË LËVIZJEVE
• 66 MIJË PUNONJËS NË BIZNESET E MËDHA QË JANË GODITUR GJATË KËTYRE JAVËVE NË VENDET E TYRE TË PUNËS
• 10 MIJË TË PUNËSUAR NË SEKTORIN E TURIZMIT
NGA DATA 20 PRILL SHUMA 40.000 Lek DO TË FILLOJË TË DERDHET NË LLOGARITË E TË GJITHË KETYRE INDIVIDËVE DHE BRENDA MUAJIT TË 176 MIJË FAMILJET PËRKATËSE DO TA KENË MARRË ATË👍
*me konsolodimin e ecurisë së derisotme të luftës, vlerësohet se një pjesë e konsiderueshme e këtyre punonjësve do të mund të rikthehen në punë brenda majit😊