Elena Dorfman, e njohur më së shumti si fotografe për marrëdhëniet mes shteteve dhe kulturave, marrëdhënien e njeriut me natyrën po ashtu, tashmë ka mbërritur në Shqipëri prej një muaji për të punuar për një projekt shumë interesant.
Rimasterizimin e pothuajse 40 filmave shqiptarë. Filma artistikë të gjatë. Një punë të cilën ajo e bën për një projekt të sajin personal. Me origjinë nga Korca, nga nëna e saj. Ajo ka lindur në Boston dhe jeton në Los Angeles ku ushtron edhe krijimtarinë e saj si artiste e lirë.
“Unë po punoj për një projekt të ri për televizion, muze apo galeri por edhe hapësira publike, duke përdorur materiale nga Arkivi Qëndror i Filmit. Kam ardhur të shpenzoj një muaj këtu për të punuar në arkiv, e më specifikisht për të digjitalizuar filmat, që nuk janë digjtalizuar ende”, thotë ajo.
Por cili është këndvështrimi i Elenës për filmat e shqiptarë e asaj kohe?
“Sigurisht që këto filma janë bërë përgjatë komunizmit, por këndvështrimi im është të shoh filmat dhe t’i rieditoj nga këndvështrimi specifik i peizazhit të Shqipërisë. Sepse ishte një vend që nuk mund ta aksesoja. Nëna ime ishte shqiptare. Gjyshërit e mi ishin shqiptarë. Por gjatë komunizmit nuk mund ta aksesoja. Ishte një vend mitik për mua dhe për shumë njerëz të tjerë. Ne çonim letra dhe fotografi por asnjëherë nuk morëm asnjë përgjigje. Ishte vetëm në vitin 1993 kur unë erdha dhe vizitova familjen time në Korçë dhe pashë fotografitë që çonim në mure, letrat po ashtu. Ishte diçka thellësisht prekëse”, tregon Dorfman.
Në 30 ditë kemi skanuar gjithsej 40 filma artistikë. Ishin filma që në dijeninë tonë ishin skanuar për herë të fundit në 1995, me një rezolucion shumë të ulët.
Dorfman punon në fotografi, film dhe, së fundmi, sixhade. Puna e Dorfman mbahet në shumë koleksione publike dhe private. Ajo përfaqësohet nga Modernism, Galeria Robischon dhe Galeria Edwynn Houk.