Pandemia e Covid-19 ka ndarë jo vetëm të rriturit nga prindërit e tyre të moshuar, por edhe të vegjlit nga gjyshërit që i duan pamasë. Ky ka qenë edhe rasti i djalit të Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, Kroit. Megjithatë vetëm ai ka arritur të bashkojë të katërt gjyshërit e tij.
Si? Me ditëlindjen e tij të 4-rt! Autorja dhe moderatorja e “Ftesë në 5” ka publikuar sot një video tepër emocionuese.
Në postim, ajo shfaqet me Kroin në krahë duke ngjitur shkallët brenda vilës së saj, e më pas e surprizon të voglin me të gjithë gjyshërit e tij të cilët e presin ne tavolinë me tortën me personazhet e tij të preferuar.
Bieta thekson se dy nga të moshuarit e kanë kaluar koronavirusin, e dy të tjerë janë vaksinuar prandaj grumbullimi në shtëpi për të festuar ditëlindjen e djalit nuk përben asnjë rrezil të përhapjes së virusit