Katër pacientë kanë hunbur jetën si pasojë e koronavirusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Viktimat janë një 62-vjeçar, një 66-vjeçare nga Lezha, një 67-vjeçare dhe një 80-vjeçar nga Tirana.
Nga 971 testime që janë kryer 24 orëve të fundit, 169 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid.
Rastet pozitive janë identifikuar 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.