Festat e fundvitit nuk janë shumë larg. Si do t`i kalosh pushimet e dimrit? Në divan, në Netflix duke parë katër filmat e rinj që po prodhon. Janë nga ata tipikët me atmosferë festash.
Nëse nuk pret dot deri në fund të dhjetorit Netflix do ti publikojë më parë dhe mund t
i shohësh për ta ndjerë atmosferën e festave, para se të mbërrijnë.
I pari është “Holidate” dhe do publikohet në 28 tetor
Emma Roberts dhe Luke Bracey luajnë rolin e dy miqve të lodhur nga fiksimi i prindërve mbi beqarinë e tyre. Bëjnë një pakt që në ditë të shënuara festash të jenë bashkë për tu prezantuar në familjet e tyre si të dashur. Derisa e kuptoni vetë se ç
ndodh…
“Dolly Parton`s Christmas on the Square” premierë në datën 22 nëntor
Christine Baranski luan një grua të pasur dhe të papëlqyeshme që kthehet në vendlindjen e saj pas vdekjes së babait për t`i dëbuar të gjithë dhe për t’ia shitur tokën një tregtari.
“Jingle Jangle: A Christmas Journey” premierë në 13 nëntor
Nga dramaturgu dhe regjisori David E. Talber, film që po ndjek krijuesin e çuditshëm të lodrave Jeronicus Jangle dhe mbesën e tij, Journey, ndërsa ata punojnë në një shpikje që mund të ndryshojë jetën e tyre përgjithmonë. Në film interpretojnë Forest Whitaker, Keegan-Michael Key, Anika Noni Rose dhe Phylicia Rashad. Muzika e filmit është krijuar nga John Legend.
“The Christmas Chronicles 2”, premierë në 25 nëntor
Vazhdimi i filmit të parë me Santa Klausin ngatërrestar që dëshiron të pengojë Krishtlindjet.
*Burimi BuzzFeed