Ditën e djeshme banorët e “Big Brother VIP” realizuan një lojë me letra dhe iu komunikua që fituesi i lojës do të organizojë një festë. Duke qenë se fituesi ishte PM kjo detyrë iu dha atij. “Vëllai i Madh” i dha mundësinë të zgjedhi 6 nga elementët e nevojshëm për të organizuar një festë por duke sakrifikuar një banor për çdo element të zgjedhur. Pajtimi ishte në një pozitë shumë të vëshirë, ku u shpreh se nuk do të dontë të linte asnjë nga banorët brenda shtëpisë, por këto janë rregullat e “Vëllait të Madh”.
Ai zgjodhi të largojë nga festa Ilrin pasi ai u shpreh se nuk e kishte problem edhe mos të ishte në party, Sabianin, Monikën, Arjolën, Beniadën dhe Einxhel. Por, duke qenë se prova javore ishte realizuar mjaft mirë nga Einxhel dhe Beniada, ai vendosi të merrte me vete në festë vajzat në vend të balerinave.
Kështu, teksa pjesa tjetër po feston në oborr, Iliri, Sabiani, Monika dhe Arjola janë në dhomën e dënimeve.