Ndoshta jeni lodhur duke dëgjuar se sa e rëndësishme është të krijoni një rrjet, kur bëhet fjalë për avancimin në karrierën tuaj, por kjo është shumë shumë e vërtetë!
Një nga mënyrat më efektive të ndërtimit të lidhjeve tuaja është përmes LinkedIn, faqja e rrjeteve profesionale më të mëdha dhe më të njohura në botë deri më tani.
Profili LinkedIn që krijoni ka për qëllim të përmirësojë markën tuaj personale, pak a shumë si një CV, por gjithashtu shumë më ndryshe.
Mendoni për profilin tuaj si një version më dinamik dhe më pak zyrtar të një CV-je.
Për ta kuptuar më mirë, shihni 4 arsye pse ju duhet një profil LinkedIn:
1 – Është super i njohur!
Thuhet se popullariteti s’është gjithmonë aryseja për të nisur diçka, por kjo nuk vlen për LinkedIn.
Në platformë thuhet se ka mbi 500 milionë përdorues. Kjo është shifër më e madhe se e gjithë popullsia e Shteteve të Bashkuara.
Rekrutuesit e punëve shpesh supozojnë se aplikantët pa një profil të LinkedIn, “nuk dinë ç’bëhet”.
Ç’është më e keqja, ata mund ta shpërfillin aplikimin tuaj, sepse nuk ju konsiderojnë si një kanditat serioz.
2 – LinkedIn ndihmon njerëzit t’ju lokalizojnë në internet
Punëdhënësve u pëlqen të kërkojnë në Google aplikantët e tyre. Për shkak të algoritmeve të Google, shpesh herë është profili juaj i LinkedIn, ai që do ju shfaqet njerëzve që do kërkojnë emrin tuaj.
Kjo është e rëndësishme për një numër arsyesh.
Së pari, është e rëndësishme të shfaqeni diku në internet. Mosbërja e kësaj mund të sjellë një farë dyshimi në mendjen e punëdhënësit, nëse jeni një person i vërtetë apo jo.
Së dyti, nëse tashmë jeni në internet në diçka si Facebook ose Twitter, do dëshironit që punëdhënësit tuaj të mundshëm të shohin më parë LinkedIn tuaj. Përshtypjet e para kanë rëndësi, dhe shpesh herë paraqitjet tuaja të tjera në internet mund t’ju bëjnë të dukeni më pak profesionit. Ndërsa në LinkedIn, qëllimi është pikërisht të dukeni profesionist!
Pra, kjo është një mundësi që, kur njerëzit t’ju kërkojnë në Google, të zbulojnë më parë anën tuaj profesionale.
3 – Ka qëllim t’ju bëjë IN
Këtu s’e kemi fjalën për trende, por për një HYRJE në treg!
Për këtë ju duhen ca lidhje (connections). Si i merrni këto? Përmes LinkedIn!
Duke patur shumë “connections”, njerëzit dëgjojnë për ju dhe shumë prej tyre, mund t’ju shohin si një profesionist me potencial për pozicioni e tyre të hapur të punës.
4 – Ju krijoni një “markë personale”
CV-ja juaj është një version robotik i vetvetes. Nga ana tjetër, profili juaj i LinkedIn ka për qëllim të shtojë pak më shumë shije në atë që jeni.
Seksioni përmbledhës i LinkedIn mund të jetë personal dhe ju hap një mundësi për të shprehur disa nga idealet dhe qëllimet tuaja.
Ju lejon të shkruani se kush jeni në të vërtetë, pa u kufizuar nga rregullat e rrepta të një CV-je.