Princi i Uellsit është testuar pozitivisht me koronavirusin, konfirmoi Clarence House.
Princi Charles, 71 vjeç, ka shfaqur simptoma të buta, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Edhe bashkëshortja e tij, dukeshë Camilla është testuar, por ka rezultuar negative.
Charles dhe Camilla, në përputhje me këshillat qeveritare dhe mjekësore, tani po izolohen në shtëpi në Skoci.
Ende nuk dihet se nga e ka marrë virusin princi, për shkak të numrit të madh të angazhimeve që ka pasur kohët e fundit./E.B-dritare.net