Disney ka anuluar eventin e lancimit të Disney +, të planifikuar për këtë javë, për shkak të përhapjes së madhe që coronavirus ka marë.
Në një email të dërguar për të pranishmit, një zëdhënës për Disney + është shprehur: “Për shkak të një numri të madh të anulimit të pjesëmarrjes nga mediat si dhe duke marrë shkas nga një rritje e shqetësimeve për të udhëtuar në nivel ndërkombëtar, ne kemi vendosur të anulojmë eventin e lancimit të Disney + të planifikuar për t’u zhvilluar të enjten dhe të premten. ”
Eventi mësohet se do të kishte pjesëmarrje të madhe të personave me interes të lartë publik.
Në vend të këtij eventi, kompani e njohur do të organizojë një koferencë për shtyp përmes webcast javën e ardhshme, me pjesëmarrjen e disa të ftuarëve nga Mbretëria e Bashkuar.
Zëdhënësi shtoi: “Ne e vlerësojmë mirëkuptimin tuaj që ky vendim është marrë për të mirën e të gjithëve”.
Kjo ështënjë ndër eventet e rradhës së industrisë mediatike pas MIPCOM.
Lexo edhe: Anullohet MIPTV 2020, tregu i madh i programeve televizive
Pavarësisht kësaj pengese, Disney do të merret me nënshkrimin e një marrëveshje me Sky që do të sjellë shërbimin në Sky Q kur të fillojë në Mbretërinë e Bashkuar në 24 Mars./IMA/