Vodafone është shprehur se synon të krijojë një transmetim të rrjetit celular në hapsirë që do të rrisi cilësinë dhe shpërndarjen e rrjetit 4G dhe 5G në tokë.
Operatori i njohur Britanik ka investuar më shumë se 25 milion dollarë në rrjetin hapësinor ST & Science me bazë në Teksas, i njohur si SpaceMobile. Rakuten, American Tower, Cisneros dhe Samsung NEXT janë gjithashtu investitorë në këtë projekt që kap vlerën prej 125 milion dollarësh.
Nick Read, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Group, tha: “Në Vodafone ne dëshirojmë të sigurojmë të gjitha mundësitë nga një shoqëri dixhitale. Ne besojmë se SpaceMobile është pozicionuar në mënyrë unike për të siguruar mbulim universal celular, duke forcuar më tej rrjetin tonë në të gjithë Evropën dhe Afrikën – veçanërisht në zonat rurale dhe gjatë një fatkeqësie natyrore ose humanitare. ”
SpaceMobile planifikon të krijojë një orbitë satelitore që do të ndihmojë në rritjen e mbulimit në zonat rurale ku forca e sinjalit është shpesh e ulët, dhe kur ka një rënie shpesh herë të linjave të rrjetit celular.
Nuk është projektuar për zona me densitet të lartë, ku sinjali konsiderohet i mjaftueshëm.
Teknologjia tashmë është testuar nga AST & Science, e cila nisi satelitin e saj BlueWalker 1 Prillin e vitit të kaluar.
Përpjekjet e mëparshme të SES dhe Eutelsat për të nisur shërbimin e transmetimit të rrjetit celular duke përdorur DVB-SH dështuan për shkak të problemeve të ndryshme në aspketin teknik.