Policia Rrugore ka pezulluar 38 patenta për tejkalim shpejtësie gjatë ditës së sotme nga kontrollet në disa akse rrugore.
Gjithashtu, janë vendosur 237 gjoba për parakalime të gabuara dhe 15 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë.
Nga këto, 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj, 94 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 123 për përdorim të celularit dhe 90 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.
Ndërsa dy shoferë janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.