Shtatorin e vitit të shkuar, u përfol gjerësisht mbyllja e INTv, televizionit me në fokus të rinjtë, muzikën, serialet e filmat. Sidoqoftë, burime për Anabel thanë se televizioni ishte në proces operacional dhe s’ishte vendosur ende fati i tij përfundimtar. Sot, Fatma Methasani, një prej moderatoreve të INTv që në kohët që quhej MAD Tv, njoftoi se televizioni do të rikthehet me të në krye.
Në Instagram, ajo postoi dy foto nga studioja e “Funday,” emisionit të saj për pesë vite dhe njoftoi pozicionin e ri që lë të kuptohet se do ta marrë pasi të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me Alfio Rrotanin.
View this post on Instagram
“Nuk para bëj nga këto postime, por le të themi që e ka fajin pritja e ëmbël. MAD 2014. Unë një çamarroke me Converse që kërcente sipër divanit. IN 2019. Mbyll një kapitull 5-vjeçar të një emisioni që pa e kuptuar, u bë stil jetese. Sot do vazhdoj t’i mbaj Conversa-t edhe pse ksaj here në zyrë, për të drejtuar televizionin që më mësoi se gjërat e bëra me dashuri funksionojnë gjithmonë.
Për momentin po presim me padurim bebushin, pastaj mezi pres gjithashtu t’i dedikohem edhe fëmijës artistik, për të cilin jam e bindur, do e dashuroni versionin e ri të IN Tv Albania. Energjia apo dashuria e ekipeve që kanë ndërtuar e drejtuar MAD Tv apo IN Tv dhe dashuria që më keni dhuruar ju që më keni ndjekur, më kanë frymëzuar pafund. Na presin gjëra të mrekullueshme! Është bukur të jesh IN.”
Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u njohën në studiot e INTv, kur punonin të dy aty. Ata janë të lidhur prej më shumë se tre vitesh dhe vjet në shtator pranuan publikisht se do të bëhen prindër për herë të parë. Fatma është në pritje të një djali./ANABEL/