Finalizohet operacioni “Zbulimi”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e pornografisë me të mitur në rrjetet sociale.
Si rezultat i operacionit, pas një hetimi dyvjeçar, është identifikuar dhe goditur një rast duke vënë në pranga një 37-vjeçar.
Nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u finalizua operacioni policor “Zbulimi”.
Pas një hetimi dyvjeçar duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me informacionin e marrë nga partnerët ndërkombëtarë për veprën penale “Pornografia” në rrjet, me të mitur.
Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin: