Në Shtator të 1985 Mario dhe vëllai i tij bënë debutimin e parë në “Super Mario Bros.”
Askush nuk imagjinonte dot se 35 vite më vonë, dy burrat me mustaqe do të shisnin 373 milionë lojëra në mbarë botën.
Por si ka mundësi që 3 dekada më pas Mario është kaq popullor? Për të festuar datëlindjen e 35, Nintendo do të debutojë tre avantura klasike të Super Mario: Supe Mario 64, Super Mario Sunshine dhe Super Mario Galaxy.
Super Mario ndryshoi mënyrën sesi luajmë video lojëra. Çdo lojë e re Mario është bërë më e sofistikuar me avancimet teknologjike.
Përshembull në 1996 Super Mario 64 u ndërtua në 3D për herë të parë duke sfiduar lojtarët të mundin armiqtë në hapësirë tre dimensionale.
Përgjatë 35 viteve Mario ka evoluar nga një marangoz 8-bit në një hidraulik të rezolucionit të lartë i aftë të drejtojë motoçikleta.
Nintendo të debutojë më 1 Tetor deri më 31 Mars “Super Mario Bross 35.”
Suksesi i Nintendo do të kishte qenë i pamundur pa rënin e Atari në mesin e viteve 80 pasi dështoi të qëndronte mbi suksesin e Pong dhe Pac-Man.