Serialet që pushtuan botën gjatë këtij viti, arsyet pse i ndjekim kaq shumë telenovelat turk

ADVERTISEMENT

Ne kemi parë shumë lajme në lidhje me serialet turke, duke filluar që nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut, Evropa, Azia dhe Amerika Latine. Dramat turke janë shitur në mbi 100 vende të botës dhe Turqia është bërë eksportuesi i dytë më i madh në botë i serive televizive, pas SHBA-ve, me mbi 200 milionë dollarë fitime vjetore dhe pas çdo viti, shifrat e fitimeve kanë qenë edhe më të larta).

Po çfarë i bën dramat turke aq popullore në mbarë botën?

Këtu janë renditur disa arsye pse ne i shohim dramat turke.

Ngjashmëria në kultura. Shumë njerëz i ndjekin serialet turke sepse ato tregojnë histori të cilat ata i njohin dhe i ndeshin gjatë jetës së tyre. Kultura në serialet turke është, pak a shumë, e ngjashme me atë të vendeve të Lindjes së Mesme, të Ballkanit, madje edhe të vendeve të Amerikës Latine. Në këto seriale ne shohim shumë herë respektin për njerëzit e moshuar. Fjalën e fundit e thotë personi më i madh në shtëpi. Marrëdhëniet familjare janë shumë të rëndësishme, krejt ndryshe nga serialet amerikane. Kështu, në këto filma ka shumë skena në lidhje me prindërit, me nënën e fortë, prindërit mbështetës etj. Po ashtu, skenat e dashurisë rrallë shkojnë deri pas puthjes. Në fakt, edhe duke parë një puthje franceze në një serial turk është lajm. Është shumë emocionuese të shohësh çiftin, më në fund, të kapet prej dore, pas disa episodeve.

Intriga. Shumë njerëz i ndjekin serialet turke vetëm sepse ato janë të mbushura me komplote të ndryshme, më shumë sesa seritë perëndimore. Këto histori janë të ndryshme, prandaj janë më emocionuese. Serialet turke janë shumë emocionale, të prekin zemrën. Shfaqjet më të mira amerikane, sot kanë filluar ta shmangin sentimentalizmin. Megjithatë, në dramat turke, ju ndiqni jetën e njerëzve të zakonshëm. Jeni të lumtur kur, më në fund, çifti i adhuruar zbulon më në fund, dashurinë.

Aktorë të pashëm dhe aktore të bukura.Personazhet në dramat turke janë vërtet tërheqës. Edhe nëse janë biondë apo zeshkanë, meshkujt në dramat turke janë gjithmonë HOT, shumë të pashëm dhe tërheqës. Ndërsa femrat protagoniste janë shumë të bukura. Por edhe ato në role më të vogla duken si modele, kështu që fytyrat e tyre mund t’i shohësh e të kënaqesh për 2 orë. Vitet e fundit, serialet amerikane e kanë sakrifikuar bukurinë për hir të realitetit. Megjithatë, në dramat turke vazhdojmë të shohim njerëz me pamje të mrekullueshme.

Vendet e Turqisë. Shumica e dramave turke zhvillohen në Stamboll. Por ka edhe seriale të tjera që kanë skena në pjesë të tjera të Turqisë. Për shembull, Vine Mansion (Asmali Konak) dhe Dashuri në Qiell (Yer Gok Ask) u realizuan në Cappadocia; Darling (Hatirla Sevgili) është xhiruar në Ishujt Prince; Coming Home (Sila) në Mardin; Black Rose (Karagul) në Sanliurfa etj. Ka shumë skena nga vendet më të bukura të Turqisë. Është njësoj si të vizitosh Turqinë. Shumë njerëz, madje, vitet e fundit, dëshirojnë të shkojnë në vendet ku janë xhiruar shumë prej serialeve turke pasi kanë parë këto filma. Turi i Ezelit është një prej atyre që kërkohen më shumë.

Veprimi. Në dramat turke, edhe pse shohim shumë personazhe simpatikë, është veprimi i tyre gjithmonë bindës dhe realist që na bën t’i duam ata edhe më shumë. Aktorët janë si njerëz të vërtetë me të cilët mund të takohesh dhe të bashkëpunosh. Duken më të afërt dhe më njerëzore sesa aktorët që na tregojnë edhe nga ekrani që janë vërtet të paprekshëm. Edhe aktorët, edhe aktoret na prekin zemrën. Ata, me siguri, i besojnë edhe ndjenjat e tyre tek ne.

Gjuha. Të shohësh serialet turke është si të marrësh leksione falas për gjuhën turke. Ju, me siguri, i dini të gjithë fjalë turke si “keq”, “faleminderit”, “përshëndetje” dhe, natyrisht jeni në gjendje të tregoni dashurinë me “seni seviyorum”.

Muzika. Muzika dhe ndjesia që krijon ajo është një pjesë e rëndësishme e asaj pse dramat turke tërheqin njerëz nga kultura të ndryshme. Për të shoqëruar momentet dhe skenat e ndryshme në drama, tingujt origjinalë shpeshherë janë të krijuar për t’u luajtur në ato skena. Sulejmani i Madhërishëm, Fatmagul, Dashuri e ndaluar janë shoqëruar me muzikë të mrekullueshme që na e kanë prekur zemrën të gjithëve.

A ka ndonjë që nuk ka qarë pas shumë skenave në to?

Përveç kësaj, shumë drama turke, janë bazuar në romanet më të njohur turq. Për shembull, Dashuri e ndaluar (Aski Memnu) është libër i Halit Ziya Usakligil; Kurt Seyit dhe Shura (Kurt Seyit ve Sura) është libër i Nermin Sezmenit, Fatih (Fatih Harbiye) është libër i Peyami Safa e kështu me radhë.

Dëshira për një kulturë të re. Disa njerëz i ndjekin dramat turke për të mësuar një kulturë të re. Në to mëson rreth normave shoqërore, vlerave të ndryshme dhe praktikave kulturore dhe të gjitha këto duke e parë jetën e përditshme nga veprimet e personazheve. Nëse ndiqni një serial turk, do të mësoni se këpucët janë vendosur jashtë në derë, sepse po organizoni ceremoninë e natës së kënasë para dasmës, ose puthni duart e pleqve për raste të veçanta etj.

Marrë nga class

ADVERTISEMENT

TË NGJASHME

Next Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist