Gjatë protestës së zhvilluar në Berlin kundër masave kufizuese COVID-19 që janë vendosur nga qeveria e Berlinit, janë arrestuar 300 persona.
Protesta ishte kryesisht paqësore ku morën pjesë rreth 38 mijë njerëz, por që pati përpjekje për sulm ndaj shtëpisë së parlamentit federal të Gjermanisë, njofton BBC.
Politikanët gjermanë e quajtën sulmin si “të turpshëm” dhe “të papranueshëm”
“Simbolet naziste si dhe flamujt gjermanë Reichsbürger dhe Perandorak nuk kanë vend në Bundestagun Gjerman”, Olaf Scholz, zëvendëskancelar.
Gjithashtu edhe në Paris, Vjenë dhe Cyrih u zhvilluan protesta të ngjashme.