Mbrëmja e kaluar ishte magji për këngëtaren e njohur Xhensila Myrtezaj. Ajo festoi mes miqsh e të afërm 30-vjetorin e lindjes, duke i mbledhur të gjithë në një vend për të gëzuar ditën e saj të veçantë. Xhensila kishte veshur një fustan të kuq të gjatë me kurrizin zbuluar dhe me trëndafila në njërin krah. Look-un kaq elegant, këngëtarja e kombinoi me flokët e kapur topuz.
Mes të ftuarve ishin edhe shumë personazhe të njohur që publikuan edhe fotot e videot nga festa.
ështu të pranishëm ishin: Ronela Hajati, Rezarta Shkurta, Bora Zemani, Donald Veshaj, Arilena Ara, Andrra Destani e shumë të tjerë. Këngëtarët që kënduan në festë ishin: Altin Shira, Klajdi e Bruno.