Ardit Gjebrea bën sot plot 30 vite martesë me bashkëshorten e tij Anila. Moderatori i njohur ka kujtuar se ajo ditë ka qenë me shumë shi, por me bekime e fat për të.
Arditi ka zbuluar se me këtë rast i ka dhuruar bashkëshortes një tufë me trëndafila të kuq, si shenjë dashurie e mirënjohje për gjithë këto vite martesë.
“Ka qenë një martesë me shi para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së trëndafilave.
Mirëpo dhe Anila nuk ka mbetur pas me surprizat dhe i ka dhuruar po ashtu Arditit një tufë me trëndafila të bardhë. Por e veçanta në tufën e saj qëndronte tek dy trëndafilat në mes, një blu për djalin e tyre, Jonin dhe një rozë për vajzën e vogël të shtëpisë, Annën.
“Ja dhe 30 trëndafila nga zemra ime me 2 bebat në mes”, ka shkruar Gjebrea.
Kujtojmë se para disa ditësh moderatori udhëtoi drejt Dubait bashkë me Anilën dhe Annën, që e marrin kudo me vete. këto ditë ju shërbyen atyre për t’u relaksuar, festuar Vitin e Ri dhe me siguri edhe përvjetorin e martesës.
Urimet nuk kanë munguar as nga djali i tyre Jon, i cili i ka dedikuar një status në story.