Mbarë Izraeli është tronditur ditën e sotme nga një lajm i tmerrshëm, horror dhe drithërues.
30 burra kanë përdhunuar një vajzë 16-vjeçare, denoncimi është bërë nga vetë ajo teksa ka qenë me pushime në qytetin turistik Eilat.
Siç raporton “Channel 12 News”, janë arrestuar disa të dyshuar, njëri prej tyre ka rrëfyer në komisariat se burrat prisnin radhën jashtë derës së hotelit për të përdhunuar 16-vjeçaren në dhomës e saj.
Një tjetër i arrestuar, 27-vjeçar ka pasur në celularin e tij edhe video gjatë përdhunimit të 16-vjeçares.
Policia po punon për identifikimin e të gjithë të dyshuarve si dhe zbardhjen e gjjthë ngjarjes.