Dhoma 309 – EPISODI 156
Onuri dhe Lale rikthehen te këshilluesi martesor, i cili i udhëzon që të njohin njëri-tjetrin nga e para. Ata i tregojnë njëri-tjetrit për përvojat e fëmijërisë, për ëndrrat dhe dëshirat e dikurshme. Onuri mëson nga Kurtullushi që mungesa e babait ka ndikuar shumë te Lale dhe te besimi i saj te meshkujt. Lale i kërkon Jëlldëzit t’i flasë për fëmijërinë e Onurit. Filizi dyshon se vuan nga depresioni pas lindjes. Jëlldëzi vendos të ndjekë një regjim ushqimor të caktuar për të rënë në peshë.
Flake pasioni – EPISODI 177
Hylja pajtohet me Mahirin. Bajrami vendos të bëjë martesën me Esmanë. Kush do ta pengojë atë? Zejnepja mëson se është shtatzënë.
Tre Anat – EPISODI 14
Evaristo i tregon Ana Lusias disa pasaporta me identitete të rreme të Santiagos. Marselo i rrëfen kumbarës së tij se do ta hedhë pas krahëve të shkuarën dhe të nisë një jetë të re me Ana Lusian. Evaristo u jep nipërve të tij fotografinë e Marselos dhe i urdhëron që ta vrasin. A do t’ia dalin mbanë këtë herë?
Përgjithmone e jotja – EPISODI 133
Me dhimbje të madhe, Esperanca i përshkruan Olvidos lidhjen e saj me Stefanon para shumë vitesh. Irana ka frikë nga ajo që mund të bëjë Stefano, ndaj shkon në kazino ta manipulojë. Stefano kërcënon Olvdion se nëse nuk martohen bashkë, nuk do ta shohë më të birin. Diego arrin ta shpëtojë në kohë Pabliton. Olvido e nxjerr Eufrasian në rrugë sapo mëson se ajo nuk është e verbër.