Dy kate të rektoratit të universitetit “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës, janë mbyllur deri në dezinfektimin e tyre, pasi 3 punonjës të administratës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ekipet epidemiologjike po gjurmojnë kontaktet e tyre dhe aktualisht janë izoluar dhe 10 persona të tjerë, të cilët po presin përgjigjen e tamponit.
Sipas burimeve për A2, gjithashtu është mbyllur dhe departamenti i Biologjisë brenda këtij universiteti.