Rezart Veleshnja ka fituar mjaft popullaritet përveç roleve të tij historike edhe me atë të moderatorit të “Ujëvara e Ëmbëlsisë”, Bujarin.
“Ujëvara e Ëmbëlsisë” është emisioni i Rezit në “Portokalli” dhe duket se imitimi i tij është pritur mirë nga “konkurrenti” Ardit Gjebrea. Rezi ka postuar në Instagram një foto ku ka dalë bashkë me Arditin, në avion dhe mesa duket janë duke fluturuar në të njëjtin destinacion.
“Më në fund u bashkuam, ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund! Respekte!”, shkruan Rezi. /Blitz.al/