Canal + ka nisur krijimin e një kompanie të përbashkët me Telecom Italia që do të përqëndrohet në blerjen e të drejtave dhe prodhimin e filmave dhe serialeve televizive.
Iniciativa u prezantua fillimisht në korrik të këtij viti.
Plani është të krijojë një linjë të përmbajtjes jo-lineare të TV-së për tregun italian, si pjesë e një objektivi për të ndihmuar Telecom Italia të zhvillojë strategjinë e saj të konvergjencës rreth rrjeteve fikse dhe ato mobile.
Jacques du Puy, kryetar i Canal + International, tha: “Ne jemi shumë të kënaqur të bashkohemi me Telecom Italia për këtë projekt emocionues në Itali, një treg i madh dhe ne jemi të kënaqur që mund të zhvillojmë me sherbimin premium përmbajtjen e TIM, bazuar në ekspertizën tonë në prodhimin e filmave, serialeve televizive dhe dokumentarëve. Gjatë muajve të fundit, Canal + Group ka demonstruar gjithashtu aftësinë për të krijuar vlera për operatorët e telekomit pas partneriteteve strategjike me Orange, Free dhe Bouygues Telecom. ”
Kompania e përbashkët do të jetë në pronësi 60% nga Telecom Italia Media (TIM) dhe 40% nga Canal +.