Pas ribashkimit të “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer pranuan se kishin pasur një pëlqim shumë të fortë ndaj njëri-tjetrit gjatë xhirimeve të serialit.
“Sezonin e parë unë kisha pëlqim shumë të madh ndaj Jennifer. Në një pikë, të dy kishim pëlqim të fortë ndaj njëri-tjetrit. Por njëri prej nesh ishte gjithmonë në një marrëdhënie dhe asnjëherë nuk e kaluam kufirin. E respektuam këtë gjë”, pranoi Schwimmer.
Por siç duket ribashkimi për ‘”Friends”, i ka bërë dy aktorët të mendojnë edhe një herë tjetër marrëdhënien e tyre. Një burim për “Close” ka treguar se ata janë afruar shumë pas xhirimeve për 25-vjetorin e serialit dhe duket se kanë nisur një lidhje të vërtetë bashkë.
“Pas ribashkimit, u bë e qartë se kujtimi i së kaluarës kishte ngjallur ndjenja për të dy dhe se kimia që ata duhej të fshihnin gjithmonë ishte akoma atje. Ata filluan të shkruajnë mesazhe menjëherë pas xhirimeve dhe vetëm muajin e kaluar, David fluturoi nga shtëpia e tij në Nju Jork për të parë Jen në Los Angeles.