Ashtu si ju kemi informuar edhe më parë pas një periudhe mjaft të gjatë pritjeje do të vijë në ekran “Do You Have an Idea?” formati më i ri televiziv, i cili ka si qëllim promovimin dhe mbështetjen e ideve inovative të biznesit. Pasioni për të ndërtuar diçka personale! Një mundësi për të ndërtuar të ardhmën, një program që bën ëndrrën realitet.
Nën drejtimin e Turjan Hyskës, në fokus të ekranit shqiptar do të vijë biznesi dhe idetë inovative. Idetë e çdo konkurenti do të paraqiten përballë një jurie mjaft prestigjoze të përbërë nga 5 biznesmenë të famshëm nga fusha të ndryshme. Mentorë të cilët do t’i ndjekin përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre deri në momentin e përzgjedhjes së finalistit duke i dhënë kështu mundësinë e fitimit të fondit të nevojshëm për të bërë realitet planin e tyre të biznesit. Emocionet, batutat, vlerësimet e tyre do të jenë vendimtarë.
“Do You Have an Idea?” nga kompania Global Agency, format ky me një shikueshmëri rekord., do të filloj transmetimin e tij të këtë të Enjte (9 Mars 17), në orën 21.00 në Vizion Plus.