Ai është gjithmonë në qendër të vëmendjes, gjithmonë ka diçka të re për të treguar apo për të bërë dhe gjithmonë i suksesshëm, duket se është i lindur për të qenë i tillë. E kam fjalën për Renato Mekollin i cili pas suksesit me librin e tij “Sekretet e shijes” rezultoi i suksesshëm edhe në spektaklin e vallëzimit “Dance With Me” ku së bashku me Laura Nezhën rrëmbyen trofeun e këtij edicioni.
Por, Renato nuk ka ndërmend ta mbyll me kaq për këtë vit, përkundrazi, ai do të bëjë realitet atë që çdo chef kuzhine e ka ëndërr, të ketë restorantin e tij dhe Chefi ynë Renato është shum afër finalizimit të kësaj ëndrre. Renato mes shumë punëve, me shumë dëshirë dhe kënaqësi gjeti kohën të prononcohet për InfoMedia Albania në lidhje me hapjen e restorantit.
“Ndihem vërtet i gëzuar dhe i emocionuar, është ëndrra e çdo chefi që të ketë kuzhinën e tij dhe të krijoi në restorantin e tij. Pas suksesit të librit si një chef tani vjen dhe restoranti im”- shprehet Renato për staffin tonë.
Edhe pse bën shum gjëra, gjëra të bukura dhe të suksesshme, Renato nuk lodhet dhe nuk do të lodhet për gjërat që i bën me pasion, dashuri dhe me përkushtim për fansat dhe për njerzit që e duan dhe ndjekin.
Emri i restorantit është shumë interesant, direkt të ngulitet në mendje dhe “Umami” është një gjetje e mirë. Por përse pikërisht “Umami”? cili është kuptimi i “Umami”? Ne e pyetëm Renaton dhe na dha këtë përgjigjie:”Umami sepse është shija e pestë, “umai” (delicious, e shijshme) dhe “mi” (taste, shije), është përshkrimi i ndjesisë më të thellë se sa të shijuarit të shijes së zakonshme.
UMAMI është shija e pestë pas së ëmblës, së athtës, së hidhurës dhe së kripurës. Shija që përfaqëson UMAMI është “shija e këndshme e kënaqësisë” . Kjo shije, akoma e paspecifikuar mirë, mund të krahasohet si “shije mishtore” e cila kapet nga receptorët e gjuhës, por ndihet deri në qiellzë, grykë dhe tru. E zbuluar në vitin 1908”.
“Tek UMAMI do të gatuhet, do të hahet mirë dhe njerzit do të kenë kenaqësinë të shikojnë një staff gjigand në qendër të restorantit i cili do të ketë një open kitchen, me një menu që do të ndryshoi sipas stinëve, dhe dreka do të jetë ndryshe nga darka”- shprehet Renato.
Restoranti do të hapet vetëm për një ditë në natën e ndërrimit të viteve dhe do të mbyllet përsëri sepse i gjithë staffi duhet të trajnohet e të merret me pjatat për menunë e restorantit. Hapja zyrtare për mediat si dhe për miqtë do të jetë në datën 8 Janar të 2017-ës.
Tabela me logon e restorantit është ndezur.
Kuzhina ende nuk është përfunduar pasi po punohet edhe për detajet më të vogla
Nuk na mbetet gjë tjetër veç se t’i urojmë Renatos suksese (edhe pse suksesin e ka të garantuar) dhe të ketë një nisje të mbarë. Ne si staff me padurim po presim t’i shijojmë specialitetet e “Umami”, ndaj ju ftojmë edhe ju që ta vizitoni, por më parë mësoni adresën se ku ndodhet restoranti: Liceu Artistik, në rrugën “Ismail Qemali”.