Radio Televizioni i Kosovës, ka mbushur sot 21 vjet nga themelimi. Me këtë rast drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati ka thënë se RTK-në ky përvjetor e gjen të fortë, por me vështirësi dhe sfida të shumta.
Kastrati tha se edhe kjo ditëlindje RTK-në e gjenë të fortë, falë punës dhe përkushtimit të punëtorëve të këtij mediumi, të cilin e presin sfida edhe më të mëdha. Por ai thotë se beson që RTK-ja do të vazhdon të mbetet institucioni më i besuar dhe më i shikuar në Kosovë.
“RTK është duke e dhënë kontributin e vet, ashtu sië e paraparë me ligjin. Ne po mundohemi së bashku me staf të mbulojmë të gjith ato shtylla për të cilat jemi thirrë”, tha ai sonte në RTK.
Kastrati vlerësoi se buxheti i RTK-së, është i vogël në krahashim me televizionet publike. “Qytetarët kanë të drejt të ankohen, ne nuk jemi të pa gabueshëm, po mundohemi me kapacitetet që i kemi të mbulojmë kërkesat e tyre”, theksoi ai.
Sipas tij RTK, në fillim të vitit ka pasur presion kur i është shkurtuar buxheti.
“Ne çdo tre muaj raportojmë në Komisonin e kuvendit, kjo forma është kritikuar edhe nga EBU, por pavarësisht kësaj ne i kemi përgjigjur kërkesave të kuvendit”, theksoi ai.
Një ndër problemet tjera për RTK-në, është zgjidhja e çështjes së pronës për RTK-në. “Presim përkrahje për RTK-në ”, tha ai.
EKSPERTË TË MEDIAVE E VLERËSOJNË LART ROLIN E RTK-SË NË SHOQËRI
Në 21 vjetorin e themelimit të RTK-së, njohësitë e medieve vlerësojnë se mediumi publik ka luajtur rol të rëndësishëm në shtetndërtimin e Kosovës.
Lufta shkatrroi gjithcka, madje edhe pajisjet teknike të TVP-së u vodhën e u shkatërruan. Megjithatë televizioni publik arriti të themelohet me mbarimin e luftës e me ndihmën e miqve ndërkombëtarë.Ishte 19 shtatori i vitit 1999 kur RTK filloi transmetimin për herë të parë. Në 21 vjet punë televizioni publik pati periudha të mira e të vështira.
RTK ndihmoi në shtetndërtimin e Kosovës, kështu po vlerëson profesori i gazetarisë, Milazim Krasniqi.
“Mendoj që Radio Televizioni Publik i Kosovës është institucioni më i rëndësishëm medial në vend dhe ështëe institucion që ka ndikuar në shtetndërtimin e Kosovës, në integrimin e komuniteteve, në ngritjen e kulturës së debatit të gazetarisë profesionale. Kështuqë padyshim që është njëra nga arritjet e mëdha të Kosovës në këtë rrugë të shtetndërtimit”, tha Krasniqi.
Se televizioni publik ka rrugëtuar bashkë me Kosovës e thotë edhe profesori Rrahman Paçarizi.
“RTK sigurisht që e ka ndjekur fati i Kosovës. RTK-ja është një institucion që ka përfituar dhe ka pësuar njëjtë sikurse edhe Kosova. është zhvilluar njëjtë sikurse edhe Kosova me telashet qe i ka pasur, me përparësitë që i ka pasur por gjithsesi Radio Televizioni i Kosovës është koncept i transmetuesit publik që është i domosdoshëm për shoqëritë demokratike” tha Paçarizi.
Sipas dy njohësve të medieve, RTK duhet të bëjë disa ndryshime në skemën programore.
“Do duhej të rritej pak më shumë emisionet dokumentare, trasnmetimi i emisioneve që kanë për bazë kulturën tradicionale, vlerat kombëtare,intergrimet kombëtare”, tha profesor Milazim Krasniqi.
“RTK duhet të mbuloj katër shtullat kryesore programore, informimin, argëtimin, edukimin dhe kulturën. Mund të them që RTK ngec sidomos te kultura dhe edukimi ndërkohë që si sasi ka të mjaftushme të informacioneve”, tha profesor Rrahman Paçarizi.
Sipas tyre problem për RTK-në mbetet konkurenca jolojale e mediumeve të tjera në aspektin e marketingut.