Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm me publikun bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona, 21 prej të cilëve janë konfirmuar pozitivë me Covid-19.
Në total janë testuar 5080 raste dhe prej tyre 539 janë të infektuar me Koronavirusin e ri. Mosha mesatare e të prekurve është 50-vjeç. Betejën me këtë infeksion e kanë humbur deri tani 26 qytetar.
Në spitalin infektiv të Tiranës janë shtruar 35 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive. Në spitalin Covid 2, Shefqet Ndroqi, janë të shtruar 8 persona prej të cilëve 4 janë në terapi intensive dhe 4 vazhdojnë të jenë të intubuar.
Lajmi i mirë është se 6 pacientë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin total të tyre në 283.