Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 6 janë staf mjekësor.
Nga rastet e reja 14 janë në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër është regjistruar një rast i ri.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shqipëri, ka shkruar në 1161.