Një ditë pas publikimit të lajmit në disa media rozë dhe portale online se ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi do të paguhet 20 mijë euro për prezantimin e Këngës Magjike (këtu), ka reaguar producenti i Këngës Magjike, Ardit Gjebrea, i cili nëpërmjet një statusi ironik ndaj këtyre aludimeve mediatike, shkruan se kjo shifër është “kaq pak” për bukuroshen shqiptare, e cila jeton dhe punon prej vitesh në Turqi.
“Almeda Abazi, më pyesin sa të kam paguar për Këngën Magjike 2015 dhe ka dalë (nuk di nga) një shumë 20 mijë euro. Jam fyer! Pse, kaq pak mendojnë se vlen ti? Hahaha, mos ia trego këtë lajm menaxhmentit tënd, se do na vrasin të dyve! E kupton ti sa të pasur jemi ne? Hahahaha, qofshim si na dinë! Mirardhsh!” – shkruan Arditi në profilin e tij. Ndërsa 23- vjeçarja, e cila do të jetë së bashku me Arditin në tri netët live të Këngës Magjike javën e ardhshme, duke vijuar të njëjtën linjë komunikimi, kundërpërgjigjet: “Me sa duket, ai/ajo që ka vendosur të shkruajë këtë lajm, ka marrë parasysh pagesat këtej (me siguri jeton jashtë Shqipërie ky/kjo)” – shkruan Almeda duke lënë të kuptohet se për vendin në të cilin jeton, kjo shifër do të ishte normale, por jo në vendin e saj të lindjes.
Pas shumë sukseseve në seriale dhe programe televizive në Turqi, për Almedën kjo eksperiencë në Shqipëri është e para e këtij lloji. Pas konfirmimit të lajmit zyrtar që do të ishte pjesë e Këngës Magjike, Almeda u shpreh se “është kënaqësi e madhe për mua të prezantoj në krah të Ardit Gjebreas.” Në ditët e para të javës, Almeda pritet të mbërrijë në Shqipëri për të filluar provat për netët live që do të mbahen në datat 3, 4 dhe 5 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Marre nga Class