Pikërisht dy vite më parë, si sot më 10 Tetor 2015, investimi gjigand i Francesco Becchettit Agon Channel do të mbyllte transmetimet e tij.
Nën sekuestron e shtetit prej disa muajsh në atë kohë, Agon do të vazhdonte të transmetonte deri në momentin e fundit me emisionin “Tema e Ditës” nën drejtimin e Sonila Meços e cila ishte personazhi i fundit që u shfaq në mbylljen e transmetimeve nga heqja e energjisë nga OSSHE atë ditë.
https://youtu.be/l3uwIQ5btwM
Në atë periudhë, u bë edhe një kërkesë drejtuar Gjykatës Së Tiranës për heqjen e masës së sekuestros, e cila është refuzuar nga ky inistitcion ligjor, edhe pse në vazhdimësi programet e Agon Channel denonconin hapur me fakte dhe prova për shkelje të ligjit dhe sulmin e pastër politik ndaj tyre.
Agon Channel vetëm një muaj më vonë, do të mbyllte edhe kanalin e vet në Itali e cila i dha fund epokës së këtij televizioni, i cili ofroi për shikuesin një larmi programesh duke mbajtur edhe një audiencë kryesore në atë kohë./imalbania.com/