Një 19-vjeçare e infektuar me Covid-19 ka sjellë në jetë foshnjën e saj të parë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku dhe po kurohej.
Lajmin e ka bërë me dije mjekja Alma Cani e cila ka postuar edhe një video në profilin e saj në Facebook, ku shihet nëna e re dhe i porsalindur.
Të voglin, prinërit kanë vendosur që ta quajnë Noel dhe sipas mjekes Cani, lindja është kryer me sukses.
Mireseerdhe Noel në jete! Lindja jote na jep force! Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid-19, lind 19-vjeçarja e semure me Covid 19. Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”. Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite!Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!