Si sot 18 vite më parë, mediumi shqiptar do të shënonte një revolucion të ri, çeljen e transmetimeve të një prej radiove më të mira të demokracisë, Top Albania Radio. Ishte pikërisht hapi i parë i një investimi që do të paraprinte krijimin e një rrjeti mediatik shqiptar i cili do të kapërcente kufijtë, Top Media. Radio e cila për rreth 18 vite i ka shoqëruar dëgjuesit shqiptar, me argëtim duke bërë që të jetë një nga alternativat kryesore për të dëgjuar muzikën më të fundit.
Këtë 18 vjetor, TAR vjen me disa risi. Një ndryshim themelor, duke filluar që nga logoja e cila është zyrtarizuar ditët e fundit si dhe me një pamje të re të web-it i cili vjen edhe më i thjeshtë për ti mundësuar të gjithëve një përdorim sa më të thjeshtë. Sigurisht, për të plotësuar edhe më shumë ëndrrën e Tanit të njohur nga miqtë, ose Dritan Hoxhës të njohur nga publiku, i cili i bëri Shqiptarëve të atyre viteve, të dëshpëruar dhe pashpresa, lëshimin e tingujve që transmetonin dashuri.
Edhe 100 Top Albania Radio nga InfoMedia Albania!