15-vjecarja e abuzuar nga roja i shkollës në Babrru, ngjarje e cila tronditi mbarë opinionin publik, nga dita e djeshme nuk ndodhet më në ambjentin familjar. Lajmi u bë i ditur nga autorja e emisionit “Me zemër të hapur”, Evis Ahmeti, në të cilën u trajtua historia dramatike e të miturës, ndërsa në studio ishin të pranishëm babai dhe vëllai i të miturës.
Ndër të tjera gazetarja Ahmeti tha se pas publikimit të rastit, shumë denoncime kanë ardhur në adresë të emisionit, në lidhje me skandalin e 15 vjecares, por jo vetëm.
“I vetmi ky emision dhe ekrani i këtij televizioni bëri të mundur të paktën nga dy ditë maratonë të zhvillimit të këtij emisioni ku ishin protagonistë vetë familjarët e 15 vjecares, pra kamerat nuk shkuan kurrë aty ku banonte 15 vjecarja nuk zbuluam asnjë detaj të 15 vjecares as portretin e babait apo vëllait të saj, edhe pse pa të drejtë kjo media u sulmua të paktën arritëm një qëllim: Vajza të paktën aktualisht është hequr nga ambjenti familjar.
Drejtori i shkollës ku ka studiuar vajza është shkarkuar. I vetëm ky emision edhe pse u përbalt të paktën arriti një qëllim, shumë të vogël, por ndërkohë ju siguroj që kanë mbërritur shumë të dhëna të tjera në lidhje me skandalin e 15 vjecares. Janë përfshirë shumë nxënëse të asaj shkolle, të cilat kanë guxim dhe kurajo të vijnë në ditët në vijim në transmetimet tona të drejtpërdrejta për të zbuluar skandalin seksual për të cilin të gjithë jo vetëm kanë heshtur por janë edhe vetë të përfshirë.
Duke filluar nga drejtori i shkollës, duke filluar nga persona të veshur me pushtet, me uniforma blu të cilat kanë qenë shumë pranë rojës së shkollës. Zgjerohet edhe gama e djemve. Një nga denoncimet që më ka bërë shumë përshtypje është ai i një vajze sot 26 vjece, e cila edhe ajo kohë më parë është abuzuar pikërisht nga ky roje e shkollës. Sot është 26 vjece dhe nuk ka guxuar kurrë të flasë. Atë që nuk e bëjnë autoritetet e bën një media.” u shpreh gazetarja Evis Ahmeti.
Ngacmimet dhe përndjekjet e rojes së shkollës, Abaz Doku ndaj vajzës nisën rreth 1 vit më parë kur ajo ishte në klasën e 8-të. Pas denoncimit, policia arrestoi 65 vjecarin si edhe tre të dyshuar të tjerë.