Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Dy rastet pozitive në bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore.
Nisur dhe nga ky rast, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk janë të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit. Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.
Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Më pak se 10% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 910. Në vendin tonë janë 269 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë rreth 69% e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Shkodër, Kamëz, Krujë.
ISHP-ja thekson se nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1212 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7%.
COVID-19 – Statistika (5 Qershor 2020)
Testime totale 17844
Testime molekulare 15809
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1212
Raste të shëruara 910
Raste Aktive 269
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 185
Krujë 22
Kamëz 14
Shkodër 14
Durrës 12
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1