Përveçse një artiste e kompletuar dhe një sipermarrëse e suksesshme, Rihanna mund të quhet me plot gojën një ikonë mode. Bukuroshja 33 vjeçare ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me stilin e veçantë, por a e dini sa shpenzon ylli i “Umbrella” për veshjen e saj?
Rihanna është fotografuar në një dyqan të librave të “Amazon” në një qendër tregtare në Los Anxhelos, me një palë xhinse Gucci që kushtojnë plot 15 mijë dollarë.
Dhe ta mendoni që kjo nuk ishte shifra totale e veshjes së këngëtares atë ditë.
Ajo mbante në kokë një kapele me pellush të “Benny Andallo” me vlerë 3 mijë dollarë, një çantë Fendi 6,500 dollarë.Veshjen e kishte kompletuar me një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe sandale me rripa.