Pas sfidës së Bootcamp-it, tashmë ata janë zyrtarisht 15 kandidatët për çmimin e madh të MasterChef. Të shtunën e 6 dhjetorit ata do të fillojnë të përballen me provat e vërteta të gatimit dhe me Kutinë e Parë Misterioze për këtë sezon.
Kuzhina ku ata do të gatuajnë për episodet në vazhdim është një ambient krejtësisht i ri dhe modern, me disa ambiente të ndryshme, konceptuar si një sallon i madh e i ngrohtë. Marketi është hapësira ku ata do të hyjnë më shpesh për të marrë produktet që do u nevojiten, por përveç tij ka dhe disa ambiente surprizë që do i zbulojmë në episodin e rradhës.