Kemi fituar të drejtën e votës para 101 vitesh dhe kemi 101 arsye për të votuar, pse të ndalemi tani.
Ky eshte slogani i fushates per pjesmarrjen ne votime te vajzave dhe grave. Elkjana Gjipali së bashku me AWEN- Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, me fonde të Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) bashkojnë në fushatë vajza dhe gra të profesioneve të ndryshme për të thënë se pse e drejta e votës është e rëndësishme.
Vota nuk është një detyrim por një e drejtë; Votimi është një e drejtë nga e cila varen të gjithë të drejtat e tjera; Të mos votosh do të thotë të lësh të tjerët të vendosin për ty dhe të ardhmen tënde; Nëse voton sot ke të drejtë t’i kërkosh llogari qeverisë neser.
Këto dhe arsye të tjera do t’i dëgjoni nga vetë pjesmarrëset e fushatës
Në fushatë marrin pjesë: Zhaklin Lekatari, Alba Hoxha, Evi Reçi, Erjona Rusi, Mira Pogaçe, Jeta Pera, Anjeza Xhaferaj, Suela Lala, Andriola Kambo.