Netflix ka njoftuar datën e lançimit të serialit shumëpritur “100 Vjet Vetmi,” i bazuar në romanin klasik të Gabriel Garcia Marquez.
Seriali do të rrëfejë historinë e familjes Buendía, që themeloi qytetin imagjinar Macondo, dhe do të trajtojë tema të thella si mallkimi, dashuritë e pamundura dhe luftërat absurde që përplasin brezat e familjes.
I filmuar në Kolumbi dhe i mbështetur nga familja Marquez, seriali do të shfaqet në dy sezone, me nga 8 episode secili, dhe do të jetë i xhiruar në gjuhën spanjolle.