“Le të synojmë drejt një të ardhmeje ku ata që jetojnë në spektrin e autizmit të mos kufizohen nga asgjë, por vetëm nga dimensionet e ëndrrave të tyre”.
Kjo shprehje e Presidentit amerikan Barack Obama pak ditë më parë në ditën ndërkombëtare kushtuar fëmijëve autikë, e cila bëri fitues në lojën “100 Milionë” këngëtarin e njohur Sidrit Bejleri dhe portierin e Partizanit dhe njëherësh edhe i kombëtares, Alban Hoxha.
Këtë radhë ata të përzgjedhur nga Top Channel, morën pjesë në garë jo për të fituar disa milionë për vete si konkurrentët e tjerë, por për fëmijët autikë.
12.5 milionë lekë, të cilat u fituan të martën në mbrëmje në “100 milionë”, do t’i dhurohen Qendrës Shtetërore në Ndihmë të fëmijëve Autikë.
Marrë nga TCH