Ashtu si ju kemi njoftuar edhe më parë, moderatorja Orinda Huta do të vinte së shpejti me një emision të titulluar “10 vjet më i Ri në 10 Ditë”.
Një patentë e blerë nga platforma Tring, emisioni ka si qëllim marrjen e një personazhi mbi moshin 35 vjeçare i cili mund të tregojë më shumë në moshe dhe trajtohet nëvetem 10 dite. Qellimi i këtij formati, është që në fund të 10 ditëve personazhi duhet të ngjajë 10 vjet më i ri dhe këtë e vendos publiku. Trajtimet do te jenë të nivelit që të shihet rezultati brenda 10 ditëve.
Çdo javë do të njihemi me personazhe të ndryshëm të cilët duan të ndryshojnë diçka në pamjen e tyre. Ata do të transformohen dhe në fund do të ndihen më mirë me veten e tyre.
“10 vjet më i ri në 10 ditë” do të startojë nga 31 Maj, çdo të mërkurë ora 21:00 në Living HD.