Shumë fëmijë shqiptarë po tregojnë talentin e tyre në diasporë. I tillë është Nuel Ramaj, i cili ka impresionuar publikun zviceran.
Nueli është vetëm 10-vjeçar dhe së fundi ka publikuar një videoklip me titullin “With You” (Me ty) , shkruan albinfo.ch.
Kënga është mjaft e pëlqyeshme, duke marrë edhe kritika pozitive e në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në disa gara e spektakle.
Nueli ka lindur më 21 dhjetor 2007 në Münsterlingen të Zvicrës, derisa tani jeton në Romanshorn.
Prindërit e tij janë nga Kosova, derisa kanë ardhur në Zvicër nga Vitia në vitin 1989. Ata shprehën ekskluzivisht për Albinfo.ch se, synimet e Nuelit janë të mëdha për të ardhmen dhe nga ai pritet shumë në të ardhmen.
https://youtube.com/watch?v=SV2o-s5ZJH4