Urimi i motrës së Mariza Ikonomit, në rrjete sociale, ishte i veçantë. Me humor dhe çiltërsi ajo kishte renditur 10 të palarat e Marizës që mbase askush nuk i dinte deri tani. Nga letra për djalin që motra pëlqente, tek rrobat borxh kur këndoi me Françesk Radin.
“10 “te palara” rreth Mariza Ikonomi -t… meqe ka ditelindjen.
Meqenese vjet postova 10 gjera interesante e te vecanta rreth Marizes dhe me tha shyqyr qe nuk na nxore te palarat, kete vit do nxjerr ca “te palara” por nuk do i themi gje, okay?
1. Nje here kur (ndoshta ishte 11 vjec) une i thashe nje sekret qe kisha qejf nje cun (adoleshenca aaa) Mariza shkroi nje lutje per Zotin dhe e vari tek teli i rrobave me nje kapese qe Zoti ta merrte letren e ta lexonte. Une nuk dija gje, sigurisht. ???? Ne mengjes me tha, “Uaaaa, Zoti ka marre letren Ledia!” nderkohe qe letren e kishte marre mami dhe kishte lexuar gjithe sekretet tona permes lutjeve te Marizes. Sot qeshim e themi shyqyr Zoti nuk i ploteson gjithe lutjet se ndryshe do ishim bere lemsh.
2. Kur ka kenduar per here te pare me Francesk Radin pothuajse gjithe rrobat i kishte marre borxh, nje ketu e nje atje. Vetem syzet i kishte te vetat.
3. Per emra, ditelindje dhe per detaje Mariza nuk i mban mend. Ndaj nese jua uron ditelindjen pas nje muaji eshte normale. Mua nje here ma ka uruar ditelindjen nje dite me pare ne 6 te mengjesit dhe nuk dija si t’i thoja qe e kam neser se po me kendonte me shume pasion. Nuk eshte se nuk i behet vone per ju, thjesht kujtohet me vonese ose heret. Madje nje here kur une isha ne spital sepse hoqa bajamet Mariza kishte shkuar ne nje spital tjeter dhe na shkruante mesazhe ‘jam poshte t’ju marr me makine’, ‘pse nuk po dilni?’ nderkohe qe ne kishim dale por ishim ne dy spitale te ndryshme.
4. Kur kendonte ne shtepi sepse kishte provim ose prova komshinjte i binin me fshese tavanit ose dyshemese sepse gjithe lagjia e degjonte.
5. Kur ishte e vogel pelqente t’i kishte floket e gjata por babi na i priste gjithnje sidomos kur shkonim ne plazh. Mariza prape gjente ndonje fije floku te gjate tek baluket dhe e bente bishtalec.
6. Akoma i ka fiksim baluket. Gjithnje me pyet, T’i pres baluket? Une i them gjithnje, JO dhe ajo gjithnje e ka interpretuar pergjigjen time me nje PO te madhe. Heren tjeter nese me pyet do nis nje peticion ku te gjithe ju te firmosni te mos i prese me.
7. Imiton aq shume zera dhe dialekte saqe ndonjehere merrnim ne telefon gjyshin ose komshiun sikur ishte e huaj dhe thjesht perdorte fjale koti por me theks te gjuheve te ndryshme.
8. Ne shtepi nuk pastronte shpesh por ama kur pastronte e bente drite fare. Nje here kur prinderit iken me pushime Mariza vendosi t’u bente nje surprize e t’ju blinte tenxhere e tigane te rinj. Ua hodhi te vjetrat. Vjen ne shtepi me nje tigan me vrima. Dukej shume interesant. Ishte tigan qe piqeshin geshtenjat. Kur u kthye mami me babin, iu desh te shkonin te blinin tigan te ri se nuk do hanim vetem geshtenja sidomos ne vere.
9. Mariza nuk e vriste shume mendjen se cfare mendonin te tjeret per te, asnjehere nuk e konsideronte veten VIP madje une ndonjehere vihesha me shume ne siklet kur Marizen e shihnin rruges. Me dukej vetja sikur duhej ta mbroja nga ndonje gazete se kushedi c’do shkruante per te. Por me vone mesova qe sado te mbrohesh, njerezit do bejne te veten e ti do besh pjesen tende. Kjo nuk ishte shume per te qeshur por persa i perket kesaj, Mariza ka rene nga karrigia ndersa ulej ne tavoline, eshte rrezuar nga shkallet e ambasades pasi ka marre vizen etj, etj.
10. Vajza ime nuk e thoshte dot teze Mariza kur ishte e vogel ndaj i thoshte tezhe Mizha. Marizes i pelqeu aq shume saqe akoma e quan veten Tezhe Miza.
Edhe njecke…
11. Kur une takova Danielin per here te pare, 12 vjet me pare sot… po organizoja nje feste surprize per ditelindjen e Marizes vone ne darke. Por ketu u lane te gjitha te palarat.
Nese keni ndonje ‘te palare’ per Marizen qe eshte per te qeshur mund ta ndani ne komentet me poshte. Ajo eshte plot humor e jete prandaj dhe eshte kaq e vecante. Jam e bekuar qe e kam moter, shoqe te ngushte, teze te femijeve te mi.
Gezuar ditelindjen Mariza! Love you!”, shkruan ajo në rrjete sociale.